TIRANË- Zonja e Parë e vendit, Odeta Nishani ka qenë sot e pranishme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe konkretisht në pavionin e Onko-Hematologjisë Pediatrike ku përveç dashurisë për pacientët e vegjël, ka dhuruar një çek prej më shumë se 34 milion lekësh.
Kjo shumë parash është mbledhur falë Ballos Presidenciale Shqiptare 2014, të organizuar nga Zonja Nishani. Në faqen e saj zyrtare të Facebook, Zonja e Parë ka publikuar lajmin dhe fotot e bëra me fëmijët në pavionin e Onko-Hematologjisë.
“Sot në Departamentin e Onko-Hematologjisë Pediatrike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë për dorëzimin e shumës prej 3.430.220 lekë, e grumbulluar gjatë Ballos Presidenciale Shqiptare 2014. Kjo shumë do t’i vijë në ndihmë fëmijëve me patologji malinje, të cilët përveç kujdesit shëndetësor, kanë nevojë për ngrohtësi njerëzore e ndihmë financiare për të tejkaluar vështirësitë që hasin çdo ditë të jetës së tyre”, shprehet zonja Nishani.
(m.k/BalkanWeb)