Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Memphis, të SHBA-së, ku një 29-vjeçar me ngjyrë me emrin Tire Nichols është arrestuar dhe dhunuar nga pesë policë, ku tre ditë më vonë ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.
Ngjarja ka ndodhur më 7 janar, ky 29-vjeçari është ndaluar nga policia rrugore dhe më pas ka filluar dhuna nga 5 policët.
Në publikimin e disa videove të publikuara të kamerave të sigurisë, shfaqen policët duke shkelmuar dhe goditur, teksa bërtisnin me eksploziv. 29-vjeçari ka mbetur i gjakosur dhe është transportuar për në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Amerikanët po e shohin këtë ngjarje si një pasim i vrasjes së George Floyd.
Menjëherë pas publikimit të pamjeve, kanë filluar protestat në rrugët e Memphis dhe në disa qytete të tjera të SHBA-së.
Shumë protestues mbanin pankarta lart duke kërkuar drejtësi për Nichols dhe fundin e “terrorit policor”.
Demonstruesit po ashtu bllokuan disa rrugë dhe një autostradë kryesore në Memphis.
Protestat në të gjithë vendin, të cilat përfshinin demonstrata në qytetin e Nju Jorkut dhe Uashington, ishin kryesisht paqësore.
(BalkanWeb)
