Ka kohë që këngëtari kosovar Ermal Fejzullahu ka krijuar tashmë familjen e tij, me të cilën ndihet shumë i lumtur.

Këngëtari nga Prishtina së fundmi ka postuar një fotografi në rrjetin e tij social Instagram, në të cilën shihet bashkë me bashkëshorten e tij simpatike, Arianën dhe në mes kanë futur vajzën e tyre të vogel. Ermali ka lënë një mbishkrim në foto ku shkruan “My family, my all”.

Aktualisht Ermali po e shijon suksesin e këngës “Tavolina” bashkëpunim mes tij, Ledri Vulës dhe Lumi B.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: