Banori i Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli, është kthyer në një nga emrat më të pëlqyer brenda atij formati.

Ai ka fituar zemrat e publikut me pozitivitetin që përçon, energjinë dhe për debatet që po krijon në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Këngëtari i njohur këtë kohë ka marrë mbështetje të madhe edhe nga personazhe të famshme publike, të cilët e kanë njohur nga afër apo kanë punuar me të.

Ermal.fejzullahu 1202591271996811748409723164506644193477015n E1615329079577 780x439
Ermal.fejzullahu 1202591271996811748409723164506644193477015n E1615329079577 780×439

Një koment së fundmi për artistin nga Shkodra e ka bërë edhe këngëtari i mirënjohur, Ermal Fejzullahu.

“Luiz djali të njoh gati dy dekada gjithmonë i njëjtë i buzëqeshur pozitiv, djalë artist, po i gëzohem shumë faktit që edhe publiku të do fort ashtu siç të duam ne të gjithë që të njohim nga afër paq shëndetin e për tjerat as mos ta ndien fare”, ka shkruar Fejzullahu.

Në BBVA deri më tani ka pasur skena nga më të ndryshmet, gjersa mbrëmë u përjashtua nga gara modelja Kejvina Kthella.

Ajo u largua pas incidentit me Luizin, ku në spektaklin e kaluar kishte përdorur dhunë fizike ndaj tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb