Uanda Nara ka qenë sërish në qendër të vëmendjes, për shkak se aludohet se ka pasur një marrëdhënie me futbollistin Keita Balde. Vetë futbollisti ka reaguar përmes një postimi në Instagram, teksa kërkon respekt për familjen, por nuk mohon lajmet.

“Më vjen shumë keq që gruaja ime Simona dhe dy fëmijët e mi të bukur kanë përfunduar në mes të kësaj stuhie të pabazë mediatike. Të gjithë të respektojnë familjen time, e cila është totalisht e pavëmendshme ndaj ngjarjeve të rrëfyera”, shkruan ai.

Nga ana e tjetër edhe gruaja e tij i është drejtuar rrjeteve sociale për të ndarë këtë mesazh të fuqishëm: “Ka femra serioze, të ndjeshme, të sinqerta, sensuale… sa mirë erë pastërtia kanë këto femra! Dhe pastaj janë femrat që në italisht ne i quajmë lopë”. Me fjalinë e saj të fundit supozohet se i drejtohet Uandës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: