Bayern Munchen është kualifikuar për çerekfinalen e DFB Pokal. Kampionët e Gjermanisë triumfuan 0-4 ndaj Mainz, në një ndeshje më të lehtë seç pritej.
Ekipi i Nagelsmann hapi siparin e golave në minutë ne 17-të me Chuopo Motting, asist i parë me bavarezët për anësorin Joao Cancelo. Brenda 45 minutave të para erdhën golat e Musiala dhe Sane. Bayern Munchen administroi në mënyrë perfekte rezultatin në pjesën e dytë (gol edhe Davies), për të marrë kështu një kualifikim mjaft të rëndësishëm. Në krahun tjetër, Mainz e mbyll këtu rrugëtimin në Kupë.
(BalkanWeb)