Tuchel është konfirmuar si trajner i Bayern Munich për ndeshjen e së martës kundër Arsenalit në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League. Megjithatë, sipas asaj që shkruajnë mediat, ky duhet të jetë shansi i fundit për teknikun e njohur.

Te Arsenali as që e mendojnë nënvlerësimin e bavarezëve, pavarësisht situatës. Kapiteni i Topçinjve, Martin Odegaard, pas suksesit kundër Brighton, u pyet nëse  Gooners duhet t’i frikësohet Kane: “Mendoj se duhet ta respektojmë atë, por nuk mendoj se duhet të kemi frikë nga askush. Ne duhet të fokusohemi te vetja dhe cilësia që kemi në ekipin tonë, kjo është e gjitha” – Tha Odegaard.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: