Hidhet dritë mbi ngjarjen tragjike në Pakistan, ku humbën jetën 100 persona dhe u plagosën 127 të tjerë, pas një sulmi vetëvrasës në një xhami.
Autoritete pakistaneze raportojnë se autori i sulmit ishte një anëtar i talebanëve pakistanezë, i maskuar si polic.
Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë autorin e dyshuar duke mbërritur në një pikë kontrolli policie me një skuter, duke i kërkuar një polici drejtimin për në xhami dhe duke u lejuar të kalonte pasi ai ishte me uniformë, tha Moazzam Jah Ansari, shefi i policisë së provincës Khyber Pakhtunkhwa të Pakistanit.
“Ky ishte një kamikaz dhe ne kemi gjurmuar lëvizjen e tij. Ai ishte me uniformë policie. Ne po mbyllemi në rrjet. Çdo jetë e dëshmorëve tanë do të hakmerret”, tha Ansari.
Sulmi me bombë në xhami nënvizon përkeqësimin e situatës së sigurisë në Peshawar, i cili kufizohet me Afganistanin, njëkohësisht dhe vendi i sulmeve të shpeshta nga talebanët pakistanezë, të njohur si Tehreek-e-Taliban (TTP).
Sulmi vjen gjatë një periudhe të vështirë për Pakistanin, i cili gjithashtu po lufton me një krizë të kostos së jetesës dhe një ekonomi të lëkundur të përkeqësuar nga përmbytjet shkatërruese vitin e kaluar.
(BalkanWeb)
