Evropa ka mundur të zvogëlojë varësinë e saj nga gazi rus nga 40% në fillim të vitit 2022 në 8%, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme franceze Anne-Claire Legendre në një intervistë për kanalin RTVI.
“Sot ne varemi nga gazi rus me vetëm 8%, ndërsa në fillim të vitit të kaluar kjo varësi ishte më shumë se 40%,” tha ajo. “Ky është një proces i pakthyeshëm, pasi ky është një ndryshim i thellë strategjik në strukturimin e përzierjes energjetike evropiane dhe ky është një ndryshim për të ardhmen.”
Ajo vuri në dukje se “e njëjta gjë u bë në lidhje me embargon e naftës”. “Sot, sipas vlerësimeve tona, vetëm në vitin 2022, Rusia ka humbur 50 miliardë të ardhura nga energjia,” tha Lezhandre.
