Rey Manaj nuk është më futbollist i Watford. Ai është larguar zyrtarisht nga klubi anglez që militon në Championship. Eksperienca e sulmuesit të kombëtares shqiptare në Angli nuk ka zgjatur më shumë se 6 muaj.
Watford dhe Manaj ndërprenë kontratën me marrëveshje. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. “Kemi ndërprerë kontatën me Rey Manaj me marrëveshje. I urojmë suksese Manajt në vazhdim”, – shkrun klubi anglez.
Manaj luajti në 6 ndeshje me Watford, ku shënoi vetëm 1 gol. Kjo e diktuar edhe nga dëmtimet e shumta. Tani një mundësi për Manajn është transferimi në Turqi, aty ku merkatoja është ende e hapur.
(BalkanWeb)