Katër persona që udhëtonin me automjet nuk i janë bindur urdhrit të policisë që ishte stacionuar pranë Urës së fshatit Fshat në Klos ku fillon edhe rruga e Arbrit.

Gazetari Enver Doçi ka raportuar për BalkanWeb se gjatë orëve të natës të së premtes, patrulla ka pikasur një mjet me xhama të zinj që vinte nga Tirana dhe i ka kërkuar të ndalojë, por personat në makinë nuk janë bindur, duke u larguar në një distancë jo shumë larg ku kanë braktisur automjetin dhe duke u larguar në drejtim të paditur.

Mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar në mjet janë gjetur kapuçë të zinj në formë maske dhe disa fishekë luftarakë, ndërsa prokuroria e Matit ka nisur hetimet.

Sakaq, policia ka arritur t’i identifikojë pas hetimeve të kryera 4 të arratisurit dhe i ka shpallur në kërkim zyrtarisht.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb