SARANDË-Disa persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sherri në një lokal në qytetin e Sarandës. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se sherri ka ndodhur në një lokal në shëtitoren e qytetit, ndërsa janë përfshirë disa persona. Personat e përfshirë në konflikt kanë përdorur sende të forta si doreza hekuri dhe objekte të tjera.
Disa nga të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ngjarja dyshohet për motive të dobëta, ndërsa policia në vendngjarje ka shoqëruar në komisariat dy persona. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(d.d/BalkanWeb)