Në programin “Dola te Ola” këtë të diel ishte i ftuar peshëngritësi i njohur Erkand Qerimaj.
Teksa rrugëtoi nëpër kujtime me anë të fotografive Erkand Qerimaj rrëfeu se fillimisht prindërit e tij vendosën ta angazhonin atë në sport pasi kishin merak se periudha e viteve ‘97 do të ndikonte tek ai për keq, sikurse ndodhi me shumë të rinj në atë kohë. Pa e ditur që më pas sporti do të bëhej pjesë e pandashme e jetës së tij.

Qerimaj foli për marrëdhënien e ngushtë që ka patur me prindërit e tij, teksa zbuloi se babai i tij i ndjerë deri ditën e fundit të jetës e ka shoqëruar në palestër, ndërkohë që për mamanë u shpreh se gjithmonë ka qenë dhe vazhdon të jetë krenare për të.
Erkandi theksoi se falë këshillave të babait ai gjithmonë ia ka dalë, ndërsa sot që ai nuk është më në këtë jetë Erkandi këshillohet me vëllanë e tij. Ky i fundit kishte zgjedhur që me anë të një videomesazhi t’i shprehte publikisht vëllait dashurinë dhe krenarinë e madhe që ata ndjejnë për të.

Gjatë programit peshëngritësi foli edhe për familjen e bukur që ka krijuar me partneren e tij. Ata janë prindër të një djali, i cili tashmë është tifozi më të zjarrtë i Erkand Qerimajt.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: