Ka ristartuar kampionati ukrainas, që edhe pse vendi në luftë, gjen forca për të vijuar garën. Vorskla Poltava po luan ndeshjen e parë për vitin 2023 në kampionatin ukrainas.
Skuadra e Taulant Seferit po përballet në shtëpi me Zorya Luhansk. Rezultati është 2-0 për vendasit dhe të dy golat janë realizuar nga ish-sulmuesi i Tiranës.
26-vjeçari zhbllokoi sfidën në minutën e gjashtë. Dhjetë minuta më vonë ekzekutoi saktë një penallti, duke realizuar edhe golin e qetësisë. Ky është dygolëshi i parë i sulmuesit të kombëtares shqiptare në elitën e futbollit ukrainas. Seferi numëron gjashtë gola deri më tani.
(BalkanWeb)