Ish-futbollisti i Besës dhe Skënderbeut në Superiore, Bernard Berisha, realizoi një paraqitje mbreslënëse ditën e sotme, teksa asistoi dhe shënoi gol me skuadrën e Akhmat Groznit në kampionatin rus, në triumfin 2-0 të arritur ndaj Ural.
Në minutën e katërt, 31-vjeçari nga Peja bëri një driblim të bukur në hapësira të ngushta në zonën e kundërshtarit teksa pasoi te Evgeni Kharin që nuk e pati të vështirë të shënoi golin e epërsisë.
Pas asistimit radha ishte ta dërgonte vetë topin në rrjetë dhe këtë e bëri në minutën e 57-të. Berisha përfitoi nga një gabim në mbrojtjen e Ural dhe ishte i qetë para portës kur shënoi golin e dytë dhe të fitores.
Ky ishte goli i pestë në kampionat për Bernardin, që gjithashtu ka regjistruar dhe 2 asiste. Në fund të ndeshjes, shqiptari i Kosovës, u zgjodh lojtar më i mirë i sfidës.
Berisha serves Kharin for an early goal. pic.twitter.com/ULUf68cuHX
— RPL Sky (@RPLNews_eng) April 8, 2023
(BalkanWeb)
