Forcat e armatosura amerikane njoftuan se tetë anëtarë të Forcave Ajrore ndodheshin në bordin e një bombarduesi strategjik B-52 Stratofortress që u rrëzua të hënën, menjëherë pas ngritjes nga një bazë në Kaliforni, duke shtuar se provat fillestare tregojnë se nuk ka të mbijetuar.

B-52 ishte planifikuar të kryente një “mision testimi rutinë” dhe kishte “tetë persona në bord” kur “u rrëzua menjëherë pas ngritjes në orën 11:20 të paradites, me “prova fillestare që tregojnë se askush nuk mund t’i kishte mbijetuar rrëzimit”, tha në një njoftim për shtyp Krahu i 412-të i Testimit, me bazë në Bazën Ajrore Edwards .

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb