Drejtësia amerikane është duke shqyrtuar pretendimet për sulm seksual të bëra kundër aktorit Hollywood-ian, Armie Hammer.
“Mund të konfirmoj se LAPD ka paraqitur një rast në lidhje me Armie Hammer në LADA. Çështja është aktualisht në shqyrtim,” tha për CNN drejtoresha e komunikimit e zyrës, Tiffiny Blacknell.
Ndërsa zëdhënësi i prokurorit të qarkut nuk specifikoi identitetin e ankueses apo ankuesve, dihet se Hammer ka qenë nën hetim për sulm seksual që nga shkurti 2021, pasi një grua e akuzoi atë për përdhunimin e saj në vitin 2017.
Hammer ka mohuar çdo akuzë, duke thënë në atë kohë përmes avokatit të tij se akuza ishte “e egër” dhe se ndërveprimet e tij me gruan dhe partnerët e tjerë kanë qenë “plotësisht konsensuale, diskutuar dhe rënë dakord paraprakisht dhe me pjesëmarrje reciproke.”
(BalkanWeb)
