“Jini të Dobishëm:Shtatë rregulla për Jetën”. Ky është titulli i librit të shkruar nga Arnold Schwarzenegger, përmes të cilit ai ndan me lexuesit mendimet për jetën.

Ylli i Hollivudit prezanton shtatë rregullat e tij “të arta”, të cilat do t’i ndihmojnë lexuesit të gjejnë qëllimin e vërtetë të jetës.

Shtëpia botuese që mori përsipër publikimin e librit tha se suksesi i Schwarzenegger nuk ishte i rastësishëm, por pjesë e një procesi. “Ishte rezultat i vizionit të qartë, të menduarit global, punës së palodhur, komunikimit të drejtpërdrejtë, fleksibilitetit në zgjidhjen e problemeve, mendja e tij e hapur, kurioziteti dhe përkushtimi për të dhuruar”, thuhet në njoftim.

“E gjithë kjo udhëhiqej nga një mësim që i dha babai i tij: Të jetë i dobishëm. Ndërsa Arnoldi pushtoi çdo mbretëri në të cilën hyri, ai e mbajti fjalën e të atit afër zemrës së tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb