Muzikant e piktor, Leke Tasi vjen para publikut me një liber me poezi te shkruara ne rini. Sot, pothuaj 96 vjeçar, Tasi mbetet një figurë emblematike për kulturën shqiptare dhe dëshmitar epokash e mbijetese.
Kjo është poezia “Njëkohësia” e Lekë Tasit, nga e merr titullin edhe vëllimi i sapobotuar me poezi te hershme të ruajtura në fletore të zverdhura e zhubrosura. I njohur si artist pamor në një anë dhe si dëshmitar i mbijetesës së internimit komunist, por edhe rrëfimtar I saj, Leka Tasi në të 90-at, mbetet një figurë tek i cili bashkohen piktura, poezia e kujtesa, përmes një zëri të ngrohtë e një gjuhe figurative por edhe të paqtë.
“Njëkohësia është këtu që të gjithë kanë punën e tyre, por të gjithë ndodhin në një botë. Poezia është më e fshehta dhe më turpshmja. Është një faktor psikologjik e kulturor që e mbart njeriu nga lindja dhe e rafinon me kulturën e leximet e përjetimet”, tha Tasi.
Dikur edhe violonçelist në Opera, para se sistemi komuniste të niste përndjekjen e familjes së tij, personazhi që ai përfaqëson është pothuaj mitik.
“Ka dy dimensione, gati të barazpeshuara. Të shkuarën përmes kujtimeve dhe të ardhmen përmes ëndrrës, nuk e jeton të tashmen, e tashmja i ikën. Kjo e ka bërë Lekën një artist multidisiplinor” tha Stefan Çapaliku.
Duke dashur të rifitojë kohën e humbur të të tashmeve të pajetuara, të ndaluara ose të vjedhura, Lekë Tasi ende jeton duke u ënë përballe zgjedhjes.
“Zgjedhja mes këtyre zhanreve është dënimi i atij njeriu që i ndjen të gjitha”, tha ai.
Pikturat, përkthimet, muzika dhe takimet në bodrume në rininë e tij të hershme përbenin jetën e fshehtë të Tiranës që përpiqet të rezistonte në kohë kur mendimi i lire ishte i dënuar.