Në emisionin “Open” në News24 po diskutohet në lidhje me zgjedhjet e 14 majit dhe mënyrën se si subjektet politike po bëjnë fushatë.
Përfaqësuesi i Partisë Socialiste Ervin Bushati, u ndal te bonusi për pensionistët të miratuar nga qeveria pak javë para zgjedhjeve lokale.
Bushati e pranoi hapur se lëvizja ishte politike, ashtu siç është dhe mbjellja e pemëve, teksa u shpreh në emër të PS se janë krenarë për vendimin e marrë.
“Kam tre argumente për këtë, e para është ligjshmëria. Politikisht, kryeministri është politik, që nga kravata që vesh. Kjo është strategjike, sepse kemi thënë që demografia është në rrezik. Çdo gjë bëhet në funksion elektoral. Është vendimmarrja e duhur. Ndoshta sot duhet investuar te kapitali njerëzor. Puna që bën një parti, a është elektorale gjithë kohës? Është. Dalja e kryeministrit, mbjellja e pemëve dhe veshja e xhupit të Juventusit është elektorale”, tha Bushati.
(BalkanWeb)
