Këshilltari Ligjor i PD dhe përfaqësues i PD në KQZ, Rezart Kthupi në një deklaratë për mediat foli për vendimin e KQZ-së për zgjedhjet e 24 shtatorit në Kukës, ku PD do të përfaqësohet vetëm nga 1 anëtar.

Kthupi u shpreh se qëllimi i PD-së është mbrojtja e votave të qytetarëve, teksa shtoi se do të ankimojë vendimin.Sakaq më tej ai tha se nëse zbatohet ligji, del kush është partia më e madhe opozitare në vend.

“Unë nuk kam detyrën për të numëruar votat e PL-së nuk erdhëm këtu për të thënë se kush është partia më e madhe e opozitës. Qëllimi është zbatimi i ligjit. Keni në dispozicion edhe formulën juridike për të marrë rezultatin e votave. Ne do ta ankiojmë vendimmarrjen pasi është qëllimi ynë që të mbrojmë votat dhe ato të mbeten në PD. Kemi për qëllim mos transferimin e votave të demokratëve”, u shpreh ai.

Sakaq kujtojmë se në Kukës Partia Socialiste do të ketë katër anëtarë në KZAZ, ndërsa Partia e Lirisë do të përfaqësohet nga dy.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb