Policia ka shoqëruar me vendim gjykate 6 persona në lidhje me dhunimin barbar që çuan drejt vdekjes së të resë nga Kenia, Joy Aoko. Në mesin e të shoqëruarve është dhe shoferi i kazinos, Rodi Barçi. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta.

Mësohet se kanë shoqëruar për t’i marrë në pyetje, ndërsa  janë ushtruar 4 kontrolle banesash. Vajza ndërroi jetë në Kenia pasi u transferua atje pas muajsh të tere qëndrimi në spitalin e Traumës.

Kujtojmë që më datë 25 shkurt janë shoqëruar dhe marrë në pyetje shoferi i kazinosë, Rodi Barçi dhe shoqja e Joyt, Emili Mutua.

Më herët gjatë shoqërimit shoferi i kazinosë ka mohuar të ketë pasur një konflikt me vajzën keniane. “Nuk kam pasur konflikte me Joyn”, ka thënë ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: