Kandidati për Këshillin Bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi i ftuar në rubrikën “Opinion”News24 për fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 majit.

Dalipi u ndal tek rastet e shit-blerjes së votës, ku i bëri thirrje qytetarëve që të qëndrojnë larg këtij fenomeni.

“Ajo që ka rëndësi është që edhe Velaij dhe në si përfaqësues vendor i bëjmë thirrje çdo qytetari që të rrijë larg këtij fenomeni. Porosia jonë politikë ndaj qytetarëve është të votojnë të lirë dhe të shprehin me votë zgjedhjen e tyre. Vota është e drejtë kushtetuese.

Fushata ehte emocionuese dhe pozitive. Fakti që PS zgjodhi si simbol mbjelljen e pemëve, solli një fushtë frymëzuese që u drejtua nga komunikimi. Jam i sigurt që kjo frymë do të vijojë deri në ditën e zgjedhjeve. Zhvillohen rreth 15 takime në ditë, ku dëgjohet dhe zëri i qytetarëve. Jemi optimist pasi u themi se çfarë kemi bërë dhe programin që kemi për 4 vitet në vijim.

Ne nuk bëjmë dallime dhe flasim me të gjitha palët. Qytetarët e pohojnë se Veliaj ka bërë punë dhe se do e mbështesin. Zonat e nxehta ne nuk i ndajmë, pasi kemi investuar dhe në periferi. Ajo që ne bëjmë kryesisht është që nuk neglizhojmë asnjë qytetar. Fushata është e përqendruar te problematikat e qytetarëve. Kemi marrë vendimet e duhura dhe nuk i kemi ndarë në të majtë apo të djathtë. Presim që Këshilli Bashkiak të jetë vendi i urtësisë për të folur. Me vizionin e saj, Tirana ka dhënë tërheqje të turistëve”, tha Dalipi.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb