Në studion e emisionit “Open” në News24 po diskutohet për zgjedhjet lokale, duke krijuar debat mes të ftuarve.

Juristi Alket Hyseni, gjatë debatit me Alferd Lelën, krahasoi Partinë Socialiste me koalicionin “Bashkë Fitojmë”, duke e qujatur “BF” si fiset me gurë dhe shigjeta, ndërsa PS-së me inteligjencë artificiale.

Hyseni u ndal te rezultatet e zgjedhjeve, ku tha se statistikat janë fakte, teksa u kundërshtua nga Lela, i cili tha se “Edi Rama ishte me ‘Noc Rroc’ në gojë nga jugu në Veri”.

Pjesë nga debati:

Lubonja: Kam dhe informacion që nuk i them dot. Se kam frikë dhe unë. Blerja e mos daljes është një element. Në thelbin e vetë, këta i kanë listat me radhë, aq më tepër që janë shtet. I kanë të ndarë dhe i dinë ca hallesh ka mileti, njëri ka hall shtëpi, dikush gruan etj etj. Kanë votuat 1.3 mln. E dimë shumë mirë sesi.. i jepen lekët një personi X për të siguruar vota, si në rastin e Belerit. Është përdorur dhe kjo. Në këtë mungesë mund të fus shumë elementë. Kuptim ka vota ime, këta do i blejnë. Kemi rastin e Shkodrës, votat kanë shkuar nga PD në PS. Pyetja është ‘n.q.s. keni këtë siguri që jemi 20% vota përpara, pse më duhet të dalë mua aty dhe të them mos dilni votoni. Pse të bëj unë gjëra që kërcasin nga të gjitha anët. Pse, kur ke këtë siguri?” gjithë ky ankth i madh denoncon një pasiguri, kjo vjen nga pakënaqësia.

Hyseni: Teoritë konspirative si kam ndjekur kur kam qenë adoleshentë dhe jo tani që jemi burra me thinja. Statistikat janë fakte, ka një fakt që ka një nr më të ulët të votuesve. Ju kujtohej kur opozita ishte e shqetësuar dhe dilnin dhe thonin të votonin. Në krahasim me PS këta janë si ato fiset me shigjeta e shpata, ndërsa PS me inteligjencë artificiale. Duke parë që s’po i dilnin demokratë bënë thirrje ‘ju lutem dilni e votoni’.

Lela: Askush nuk del e thotë që të mos dalë të votojë populli.

Hyseni: Duke ditur që një pjesë e ka të vështirë për të kapërcyer thonë ‘jepjani shuplakën me heshtje’.

Lela: Siç tha Lubonja. Kur kishit kaq siguri pse vepruat kështu?

Hyseni: Organizmi perfekt i strukturës së PS, ekipet janë faktorë. Ju keni fituar me berberë, ne nuk kemi fituar me berber, si në Kavajë.

Lubonja: Ju po fitoni me kriminelë.

Lela: Unë se di nëse është berberë, por puna është nder.

Hyseni: Unë kam dëgjuar demokratët që thonë se punon, ka ide. Kështu ke thënë dhe ti (referuar Lelës).

Lela: Unë ka thënë që nëse bën punë të mirë, është mirë për të gjithë ne.

Hyseni: Lela ti e di që ju të dielën këtë bisedë bëtë, që të dilnin e bënin thirrje. Unë e kam të brendshëm informacionin. Ata s’dolën dhe u treguan të zgjuar. E nuk do dalin deri sa të jetë ai non-grata. Bëni një nder, hiqni atë figurë të shëmtuar shqiptare dhe nxirrni një fytyrë të re. Edi Rama bën retorikë politike dhe nuk shan dhe ofendon.

Lela: Po Edi Rama ishte me Noc Rrok në gojë nga jugu në veri.

Hyseni: Noc Rroku është shprehje e bukur figurative dhe atë do të merrni nëse vazhdoni me Berishës. Po ju shkuat nën sqetullën e Metës.

Lubonja: Si ka mundësi që në Tiranë i fituat zgjedhjet e para me 0 ndërtime. Shqiptarët votuan, unë e kam mbështetur atë ide, edhe pse votova Bojaxhiun. Tani fitojnë me kulla. Po e patë lajmin sa është rritur çmimi i benzenit, që shkakton kancer?

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: