Ndarja e Shakirës dhe Pikesë vazhdon të bëjë një bujë të madhe ne mediat rozë, teksa sulmet ndaj ish-futbollistit spanjoll vazhdojnë, duke e fajësuar atë për gjithçka që ka ndodhur.

E fundit që ka shpërthyer kundër 36-vjeçarit është modelja braziliane, Suzi Kortez.

Me anë të një interviste të dhënë për “NY Newspaper”, modelja që njihet dhe si Miss Bum Bum i nxori të palarat Pikesë.
“Unë isha shoqja e ish-presidentit të Barcelonës, Sandro Rosel”. Kur Pike e zbuloi këtë, ai më kërkoi numrin e telefonit dhe më dërgonte mesazhe. Kur isha në Brazil, ai më pyeste se kur do të kthehesha sërish në Europë dhe gjithashtu sa të mëdha ishin të pasmet e mia”, u shpreh si fillim Kortez.

Më pas ajo tregoi dhe se pse zgjodhi tani momentin për t’i thënë të gjitha: “Unë nuk kam folur kurrë për këtë vetëm për respektin që kisha ndaj Shakirës, por tani do t’i tregoj të gjitha çfarë di dhe se çfarë më ndodhi.. ai më dërgoi foto nudo, por unë nuk i hapa ato. Ai gjithashtu më ofroi dhe një avion që të më merrte nga Londra. Mua kjo më duket si mungesë respekti. Shakira nuk e meritonte këtë”.

Gjithashtu, Miss Bum Bum zbuloi dhe se kush ishin dy lojtarët e vetëm të Barcelonës që nuk i kishin dërguar mesazhe: “Vetëm Mesi dhe Kutinjo nuk më kanë kontaktuar kurrë. Ata janë bashkëshortë të mrekullueshëm dhe kanë shumë respekt për bashkëshortet e tyre”, përfundoi Kortez./PanoramaSport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: