DEVOLL– Një 37-vjeçar nga Devolli ka humbur jetën aksidentalisht teksa peshkonte. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shuec, Komuna Qendër, në Devoll.
Dyshohet se grepi i peshkimit ka rënë në kontakt me tensionin e lartë, duke i shkaktuar edhe vdekjen e menjëhershme peshkatarit me inicialet O.H.
Ndërkaq, policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për rrethanat e ngjarjes.
(el.sp/BalkanWeb)