Nga: ZONJA VJOLLCA*
Për brumin:
250 gr miell
100 gr sheqer
225 gr gjalpë (temp. ambienti)
Pak kripë

300 gr sheqer
1 ½ lgj miell
4 kokrra vezë
2 lç lëkurë limoni
150 ml lëng limoni
250 ml qumësht i kondensuar

Në një tas trazojmë miellin me sheqerin dhe me pak kripë. Shtojmë gjalpin, fillimisht e shtypim me pirun dhe më pas e punojmë me dorë. Masën e përgatitur e shtrojmë në një tavë ku kemi vendosur një letër pjekjeje, e ngjeshim duke e niveluar mirë me dorë dhe e vendosim në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 15-20 minuta.
Ndërkohë përgatisim kremin, vendosim sheqerin në një tas, shtojmë miellin dhe e trazojmë me tel dore, më pas shtojmë 4 kokrra vezë, qumështin e kondensuar, lëkurën e limonit dhe vazhdojmë trazimin. Shtojmë në fund dhe lëngun e limonit.
Nxjerrim tavën nga furra dhe e shtrojmë kremin e përgatitur mbi brumin e pjekur. E vendosim përsëri në furrë dhe për 20 minuta të tjera. Pasi të ftohet e pudrosim me sheqer pluhur dhe e servirim të ftohtë.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: