Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ pritet të japë sot vendimin për bashkinë e Elbasanit. Paraditen e sotme KAS i ka dhënë fund shqyrtimit të kërkesës ankimore të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Kamzës.

Gazetari Ergys Gjençaj raportoi për “BalkanWeb” se KAS vendosi të rrëzojë kërkesën e koalicionit Bashkë Fitojmë për Kamzën.

Në këto momente KAS vijon shqyrtimin e kërkesës ankimore për garën elektorale në bashkinë e Elbasanit.
“Edhe në këtë bashki koalicioni kërkon shpalljen e pavlefshme dhe përsëritjen e zgjedhjeve për mosfunksionimin e pajisjeve të votimit dhe numërimit elektronik.

Kjo është dita e fundit e shqyrtimit dhe pritet dhe vendimmarrja për kërkesë ankimore.
Ndërkohë koalicioni “BF” ka deklaruar se vendimmarrjen e KAS për bashkinë e Kamzës, do ta ankimojë në Kolegjin Zgjedhor.
Pritet që deri në mesditë të kemi një vendimmarrje nga KAS dhe për Elbasanin”, raportoi Gjençaj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb