Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i ka përsëritur opozitës një afat për përmbylljen e Reformës Zgjedhore, duke paralajmëruar se mazhoranca nuk do të pranojë shtyrjen e mëtejshme të punimeve të komisionit.

Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Balla deklaroi se 30 nëntori është afati përfundimtar për Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe se Partia Socialiste nuk do të mbështesë zgjatjen e tij.

Ai paralajmëroi se nëse nuk arrihet një dakordësi me opozitën, socialistët do ta miratojnë reformën në mënyrë të njëanshme, duke theksuar se mazhoranca i ka 84 votat e nevojshme.

“Data 30 nëntor është afati i fundit i Komisionit të Zgjedhores. PS nuk do të mbështesë zgjatjen e afatit. Nuk mund të ripërsërisim të njëjtin skenar të pisët që bëhet kundër axhendës europiane të vendit. 84 vota i kemi dhe do ta miratojmë në mënyrë të njëanshme. Nuk na mban dot peng askush”, deklaroi Balla.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb