“Kujtimi më i mirë i 18 viteve të fundit, përqafimi juaj ka qenë si familje për mua. Ju faleminderit të gjithëve!” Kështu shkruhet në postimin e Igli Tares në Instagram. Lamtumira e drejtorit sportiv të Lazios tashmë është zyrtarizuar.

Gjithçka do të realizohet më 30 qershor, me kontratën e skaduar dhe jo më të rinovuar. Epoka e tij u mbyll me një drekë dje në Formello. 18 vite te Lazio; fillimisht si futbollist, më pas si menaxher. Buzëqeshje, trofe, humbje dhe zhgënjime.

Udhëtimi ka qenë i gjatë. Rrugët tani ndahen, Igli do ta kërkojë fatin diku tjetër. Vështirë të shkëputet nga familja “Lazio”, por ai është gati për çfarëdo aventure.

Dhe plani i ri i menaxhimit sportiv tashmë po studiohet në Formello. Me Lotiton dhe Sarrin, Fabiani dhe Calveri me shumë gjasa do të jenë në tregun e transferimeve. Ristilimi i detyrave konsiderohet i përfunduar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb