Politikani gjerman Peter Beyer ka reaguar për situatat e fundit të tensionuara në Kosovë.
Ish-raportuesi për Kosovën në Këshillin e Europës, Beyer ka thënë se është e domosdoshme që situata të mos përshkallëzohet.
Gjithashtu ai është ndalur edhe tek liria e mediat duke thënë se duhen ruajtur pa kushte.
“Situata në Kosovë vazhdon të tensionohet dhe të mbetet e paqartë. Tani na duhet një shtensionim i menjëhershëm. Liria e shtypit, medias dhe liria e shprehjes duhet të ruhen pa kushte, ashtu si përkrahja e NATO-s, duke ofruar siguri dhe stabilitet”, ka shkruar Beyer në një reagim në Twitter.
(BalkanWeb)