Partizani ka arritur të sigurojë një tjetër firmë të rëndësishme, duke rinovuar kontratën me Bruno Telushin. Mesfushori vlonjat dhe klubi i kuq kanë arritur sot marrëveshjen për të rinovuar edhe për një vit, me opsion rinovimin për një tjetër sezon.

“Partizani me kënaqësi zyrtarizon vazhdimin e bashkëpunimit me Bruno Telushin. Kapiteni ynë ka nënshkruar sot kontratën e re të vlefshme deri në 2024, me opsion rinovimi nga ana e klubit dhe për një tjetër vit.

Partizani rikonfirmon të ardhmen e Bruno Telushit pjesë e familjes së kuqe, me të cilën është shpallur dy herë kampion i Shqipërisë”, shkruan klubi i kuq.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb