Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, ka deklaruar se do të ftojë Milot Rashicën, pas pranimit në UEFA e FIFA.

Sipas Bunjakut, talenti vushtrrias që u ftua së fundi në Kombëtaren A të Shqipërisë, do të marrë ftesën e Kosovës.

“Do të ishte jo e drejtë dhe jo profesionale mos me e menduar Milotin, kur shteti i Kosovës ka investuar në Milotin, ai ka marrë edhe bursë, dhe në momentin e pranimit unë do ta ftoj”, ka deklaruar Bunjaku.

Bunjaku është shprehur i bindur se Kosova do luajë në kualifikimet për Botërorin 2018, dhe dilemë është vetëm grupi ku do të jetë pjesë.

(kl.bo/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb