Të shtunën, më 19 gusht, John Stamos festoi ditëlindjen e tij të 60-të me një mesazh të ëmbël nga gruaja e tij Caitlin McHugh.

Gruaja e tij nderoi arritjen e aktorit duke postuar një foto të tyre së bashku në llogarinë e saj në Instagram dhe duke shkruar në mbishkrimin: “A mund ta besoni se ky njeri është 60 vjeç?! E vetmja mënyrë për të treguar moshën e tij është mençuria dhe lista e gjerë e arritjeve të jetës. Jam e emocionuar që ai po ndan me ju të gjithë historitë e tij, zemrën, shpirtin e tij në kujtimet që do të publikohen në tetor. GEZUAR FESTEN DASHURI.”

Stamos dhe gruaja e tij 37-vjeçare, që kanë bashkë një djalë 5-vjeçar Billy, u takuan për herë të parë në xhirimet e “Law & Order: SVU”, por filluan të takoheshin disa vite më vonë. Pas lidhjes për rreth një vit, aktori i propozoi McHugh në tetor 2017.

Përfaqësuesi i aktorit zbuloi për PEOPLE se aktori i propozoi martesë në Disneyland, një vend që të dy e duan, pasi kishin parë një film romantik.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb