Arbnor Muja dhe Mirlind Daku, dy prurjet e reja të Sylvinho-s, janë përshtatur shpejt me pjesën tjetër të ekipit përfaqësues. Dy sulmuesit kuqezi, në pritje të debutimit të tyre, nuk i fshehën emocionet dhe krenarinë që do të përfaqësojnë Shqipërinë. Muja theksoi se është një ndjesi fenomenale ndërsa personi që u gëzua më shumë për këtë ftesë ishte nëna e tij.

Edhe Mirlind Daku u shpreh i lumtur që ndodhen në këtë grumbullim dhe se gjithçka ka shkuar perfekte deri më tani.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: