Në ditën e 29-të të protestës, qytetarët vijojnë të qëndrojnë të palëkundur në kërkesat e tyre, duke theksuar se dorëheqja e kryeministrit Edi Rama mbetet një kusht i panegociueshëm.
Gjatë tubimit nuk munguan thirrjet e protestuesve, të cilët brohoritën “Shqipëria kërkon revolucion”, “Shqipëri e Re”, “Zegjine na numëro, shih sa veta jemi sot”, si edhe “Rama, Sala f*ck you”.
Sipas organizatorëve dhe pjesëmarrësve, protesta po hyn në javën e pestë, ndërsa qytetarët shprehen të vendosur për të vijuar qëndresën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.
Ata e konsiderojnë këtë një mobilizim të pazakontë për nga kohëzgjatja dhe këmbëngulja, duke theksuar se revolta ka mbajtur të bashkuar qytetarë nga mbarë vendi.
