TIRANË

Policia e Shtetit identifikon dhe arreston dy persona pasi akuzohen se kanë hedhur flakadanë në ndeshjen Shqipëri-Poloni.

Sipas burimeve nga policia e cila bllokoi mbi 300 flakadanë, në vijim të punës për identifikimin dhe penalizimin e personave që kanë hedhur flakadanë apo tymuese në ndeshjen Shqipëri-Poloni janë marrë dhe analizuar pamjet filmike të stadiumit “Air Albania” dhe janë nxjerrë 15 foto të personave që kane përdorur këto lëndë. Dy prej tyre janë arrestuar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb