Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka zhvilluar sot një takim me strukturat e partisë, ndërsa tha se tashëm ka nisur fushata e anëtarësimeve në parti. Idrizi tha se është i befasuar nga fluksi i anëtarësive, duke u ndalur me tej tek kauza e PDIU dhe reformat në vend.

“Kemi nisur fushatën e anëtarësimeve, dhe jam i befasuar nga fluksi. Ne i kemi qëndruar kauzës sonë, dhe kemi mbështetur reformën territoriale. Kemi kaluar kohë jo të lehta, por pensioni social është në programin tonë. Ky popull duhet të ndahet nga komunizmi. Mund të japin drejtësi ata që kanë bërë krime në komunizëm? Më 21 maj do të zgjedhim strukturat e reja”, tha Idrizi.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: