Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, do të zbarkojë sot në Izrael ku do të zhvillojë një takim edhe me presidentin palestinez Mahmud Abbas. Këtë bëjnë të ditur autoritetet palestineze. Udhëheqja politike palestineze është thellësisht e ndarë midis partisë Fatah të Mahmud Abbas në Bregun Perëndimor dhe kundërshtarëve të saj militantë islamikë të Hamasit që kontrollojnë Rripin e Gazës.

BBC shkruan se Izraeli formoi një kabinet të kohës së luftës duke përfshirë figurën e opozitës Benny Gantz për të drejtuar luftën kundër Hamasit. Ministri i mbrojtjes Yoav Gallant është zotuar se do ta “fshijë nga faqja e dheut këtë gjë të quajtur Hamas”. Izraeli ka mbledhur 300,000 rezervistë pranë kufirit të Gazës për një pushtim të mundshëm tokësor.

SHBA është në bisedime me Izraelin, OKB-në dhe Egjiptin për lejimin e ndihmës në Gaza dhe sigurimin e kalimit të sigurt nga territori për disa banorë.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: