Presidenti Donald Trump ka hequr lejet e sigurisë për Antony Blinken, ish-Sekretarin e Shtetit dhe Jake Sullivan, ish-këshilltarin e sigurisë kombëtare sipas deklaratës së Shtëpisë së Bardhë të shtunën.

Lëvizja erdhi një ditë pasi presidenti amerikan tha se kishte hequr lejen e sigurisë për paraardhësin e tij Joe Biden, duke i ndaluar aksesin e tij në informimet e përditshme të inteligjencës.

“Djalë i keq. Hiqjani lejet”, citohet të ketë thënë sipas gazetës New York Post, Trump për Blinken.

Trump urdhëroi dhe ndërprerjen e lejes së sigurisë për zëvendësprokuroren e përgjithshme të Biden, Lisa Monaco e cila ndihmoi në koordinimin e përgjigjes së Departamentit të Drejtësisë ndaj sulmeve të 6 janarit 2021 nga mbështetësit e Trump në Kapitolin e SHBA.

Ata deklaruan se Trump hoqi gjithashtu lejet e Prokurores së Përgjithshme të Nju Jorkut, Letitia James dhe Prokurorit të Qarkut të Manhattan, Alvin Bragg të cilët të dy drejtuan çështje kundër tij.

Në vitin 2021, Biden revokoi lejen e sigurisë për Trump i cili në atë kohë ishte ish-president.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb