Premtimet nuk janë më pjesë e lojës, sepse në të shumtën e herëve dalin që kanë qenë vetëm fjalë. A jemi ndonjëherë plotësisht të sigurt për marrëdhënien që kemi?
Të qenit i është ndjesia më e keqe në botë, emocionalisht gjithmonë. Mund të jetë dërrmuese. Kush e ka provuar, me siguri nuk do donte ta ndiente më për asnjë arsye.
Nuk do të besosh çfarë po dëgjon
Shumë njerëz e mësojnë që partneri po i tradhton, nga të tretët. Rrallë njerëzit kanë kurajon t’ua zbulojnë vetë partnerëve çfarë kanë bërë. Shpesh, nuk ke asnjë shans për ta zbuluar vetë. Shumica e tradhtarëve janë tradhtarë kronikë. Edhe pse kjo mund të jetë një deklaratë shumë e përgjithshme për të qenë e vërtetë në çdo rast, e vërteta është që ata që tradhtojnë, e bëjnë këtë sepse besojnë që nuk ka ndonjë gjë të keqe. Dhe e bëjnë rregullisht. Ata nuk do i pranojnë kurrë veprimet e tyre, prandaj ta dëgjosh nga miqtë mund të jetë…e vështirë.
Edhe kur ta thotë vetë, është e vështirë për t’u besuar
Nuk do ta pranosh çfarë ka ndodhur, sepse sapo e pranon, bëhet e vërtetë. Dhe kur bëhet e vërtetë, dhemb. Toka nën këmbë hapet dhe nuk të ngelet asgjë ku të mbahesh. Është gjë tjetër nëse të tradhton ai me të cilin thjesht po del, e tjetër gjë kur burri apo gruaja që do vendos papritur që ti nuk je mjaftueshëm i/e mirë për të. E ke dashur këtë njeri me gjithë zemër dhe del që je gënjyer. Realiteti që kishe krijuar për veten është rishkruar në çast dhe ti ndihesh plotësisht i/e humbur.
Lëndohesh dhe pyet veten
Ti fillon të pyesësh veten nëse je aq e mirë sa mendoje. Ti mendoje që ishe e zgjuar, e pashme, e përkushtuar, e dashur, një person ideal për partnere jete. Por njeriu që doje, njeriu që kishe vendosur t’i kushtoje jetën, të hedh tutje.
Sigurisht ka plot raste kur dikush të lë. Gjërat nuk kanë funksionuar dhe duhet ta pranosh situatën si është, por tradhtia është tjetër gjë. Të tradhtohesh vjen si një mesazh i qartë që problemi je ti, që nuk je e apo i mirë mjaftueshëm.
E harron dot?
Pjesa më e vështirë, sigurisht, është ta harrosh atë që ke dashur. Thjesht që të ka tradhtuar nuk do të thotë që të ka bërë të mos bëhet më vonë për të. Në fakt, kjo nuk ndodh shpesh.
Njerëzit priren të kapen fort edhe kur i shtyjnë. Nuk është zakon i zgjuar, por është një nga ata që e ka shumica e njerëzve. Nëse ke dashur dikë, ta lësh pas, është e vështirë. E mundur, por e vështirë. Mund ta kesh më të lehtë nëse i fokuson të gjitha emocionet negative që të ka bërë të ndjesh, te ai ose ajo, por dhembja do të ta kujtojë sa i rëndësishëm është për ty. Ose ka qenë. Je ende e pasigurt për këtë.
