Tradhtia bashkëshortore mund të mos konsiderohet krim në disa vende, por nuk është e njëjta gjë me shtetin e Nju Jork, ku tradhtia bashkëshortore gjykohet si kundërvajtje dhe ne 16 shtete të tjera në SHBA, konsiderohet vepër penale dhe madje mund të të çojë në burg.

Pas gati 120 vjetësh, ligji për tradhtinë bashkëshortore – një kundërvajtje në Nju Jork – mund të fshihet nga librat. Ligjvënësit po nxisin një projekt-ligj për të shfuqizuar seksionin e zbatuar rrallë të kodit penal të shtetit, i cili që nga viti 1907 e ka bërë tradhtinë bashkëshortore një kundërvajtje të klasës B të dënueshme me deri në 90 ditë burg dhe 500 dollarë gjobë.

Vepra penale e tradhtisë u prezantua në një kohë kur ishte e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund martesës dhe ligjvënësit donin të reduktonin numrin e divorceve.

Deputeti Charles Lavine, i cili po sponsorizon projektligjin, tha se ligji nuk ishte në përputhje me shoqërinë moderne. Ai vuri në dukje në fillim të këtij muaji për Politico se duke qenë se krimi është vetëm një kundërvajtje B, ata që akuzohen për të nuk marrin një gjyq nga juria, duke ia lënë plotësisht gjyqtarit të vendosë për dënimin e tyre.

Ndjekjet penale për veprën e tradhtisë bashkëshortore tani janë jashtëzakonisht të rralla, me vetëm disa që nga viti 1972. Dënimi i fundit ishte në Nju Jork në vitin 2010 dhe përfshinte një incident në një park. Megjithatë, çështja u pushua si pjesë e një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë.

“Shteti nuk ka punë të rregullojë sjelljen seksuale konsensuale midis të rriturve.”

Nuk ka kuptim dhe ne kemi bërë një rrugë të gjatë që kur pranuam marrëdhëniet seksuale midis të rriturve. Ky ligj ishte shprehje e indinjatës morale të dikujt” , tha deputeti.

Ligjvënësit e Nju Jorkut u përpoqën për herë të parë të shfuqizojnë ligjin për tradhtinë bashkëshortore 60 vjet më parë, kur një komitet legjislativ u përpoq të eliminonte ligjet arkaike dhe të modernizonte kodin penal të shtetit.

Ligji është zbatuar disa herë që nga viti 1907, kur për herë të parë futi në grackë një kontraktues të pasur hekurudhor i cili ishte investitor në parkun argëtues Dreamland në Coney Island dhe zonjën e tij, një shitëse nga Çikago, sipas një dosjeje të historisë së Nju Jork Times.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb