Inter po kalon një moment fantastik, meritë për të ka trajneri Inzaghi, por dhe Beppe Marota. Drejtori Sportiv i klubit zikaltër realizoi një “bingo” të vërtetë këtë verë, teksa afroi Marcus Thurman në Milano, për më tepër këtë e bëri falas. Sulmuesi francez në sezonin e tij të parë është kthyer në një pikë referimi, në një pikë të fortë në formacionin e Inzaghi-t.

Thuram
Thuram

Mes Serie A dhe Champions, Thuram ka luajtur 19 ndeshje, ka realizuar 6 gola dhe nga dhuruar 10 asiste. Nga zero euro, tani Thuram kushton minimalisht 70 milionë euro sipas La Gazzetta dello Sport duke u kthyer në një xhevahir për kubin zikaltër.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb