E kam ndjekur me përgjegjësi shtesë intervistën eskluzive, që ish-gazetari Fox-News, z. Tucket Carlson i mori nga bunkeri i Kremlinit, Presidentit Putin, ose sunduesit për 24 vjet të Rusisë më 6/02/2024.
Kjo intervist, gjithësesi provokative është ndjekur nga 100-ndra mijra shikues në mbarë globin si dhe vijon të mbetet në krye të çështjeve për Kancelaritë, Institutet dhe personalitetet me peshë në, Washington, Bruksel, Londër, Berlin, etj. Prandaj, në kapacitetin e “Ekspertit të Sigurisë Kombëtare, Rajonin dhe NATO-n”, po paraqes një përmbledhje strategjike rreth kësaj interviste djallëzore, dëshpëruese dhe kërcënuese, njëherësh:
Paraprakisht, kjo ishte intervista e parë jo vetëm në hartën Euroatlantike (me 1 miliard banorë dhe me ½ e GDP-se botërore) qysh mbas sulmit ushtarak të Rusisë – Putiniste mbi sovranitetin e Ukrainës në 24 Shkurt 2022 (pasi 2 vitet e fundit Putini ka dhënë intervista vetëm për mediat ruse, kineze dhe kazake). Pra dy vite mbas ofensivës neo-naziste kundër sovranitetit të Ukrainës, rendit global dhe interesave Euroatlantike, Presidenti Putin doli nga “bunkeri i izolimit ndërkombëtar për të përsëritur gënjeshtra të rrezikshme (që nuk i beson kërkush, përfshi dhe vetë Ai) për Ukrainën, USA, NATO, UK, BE, Kinën, etj”.
Thënë kështu, devijimin e intervistës NGA përgjegjësitë e sulmit barbar ndaj Ukrainës, TE një leksion akademik mbi “historine mijëravjecare të memës-Rusi”, deri në ditët e sotme të “marrëdhënieve vllazërore Rusi – Ukrainë” i gjej jo vetëm cinike në përqasje, në kohë, strukturë dhe përmbajtje por njëkohësisht djallëzore dhe kërcënuese në raport me arsyet dhe pasojat kriminale të riciklimit të luftës neo-Naziste.
Më konkretisht, si një skuth i stërvitur nga makineria e krimit (KGB-ja): “nga 30 sekonda që kërkoi në hapje të intervistës, konsumoi më shumë se gjysmën e kohës, pra mbi 1 orë me historinë e lavdishme mijra vjeçare” ku në mënyrë tinzare Ukrainën e trajtoi si pjesë të Mëmës-Rusi. Ndërsa fushatat çnjerëzore të Katerina II-të, të Lenin-Stalinit si dhe gjatë 2 viteve të fundit, i “justifikoi” ku e ku më të buta krahasuar me ato të Hitlerit, Polakëve, etj apo dhe dhe të ultra- neo-nazistëve (sipas tij) sot në Ukrainë”!
E thënë edhe më thjeshtë, pra për qytetarët që ndoshta do ishin apo janë të interesuar për historinë mijra vjeçare të Rusisë, nuk ka arsye të degjojnë ish-oficerin e KGB-së, as politikanin skuth dhe as sundimtarin 25 vite të Kremlit, por profesorët dhe akademikët ne universitet e mirënjohura në Moskë e kudo gjetkë.
Parë kështu, sigurisht i bashkohem keqardhjes së strategjistëve/kolegëve dhe kritikëve në mediat perëndimore, për vetë faktin që në këtë intervistë: “Putinit i’u dha një platformë për të manipuluar”. Prandaj, ndërsa kancelari Gjerman e quajti “qesharake”, zëdhënësja e KE Massrali, e ciësoi me të drejtë: “gënjeshtra të vjetra, shtrembërime si dhe tregoi armiqësi të madhe ndaj Perëndimit”!
Së dyti, “ligji jam unë, historia e madhërishme e kombit, fillon dhe mbaron me mua”, thonë diktatorët, përfshi dhe autokratët e gjithë-Pushtetshëm. Asgjë ndryshe kësaj nuk tha edhe Putini në këtë intervistë. Pra, të gjithë paraardhësit përfshi moderatorin e mënçur Gorbaçov, përjashto “pijedashësin” Jelsin, janë fajtorë jo vetëm për “shpërbërjen vullnetare të BRSS”, por edhe për “lëshimet e paarsyeshme” ndaj perëndimit, USA, NATO-s, BE. Përveç të tjerash Ata, janë fajtorë edhe që: “i dhanë Ukrainës territore dhe pozita të favorshme strategjike” që sipas Tij: “nuk kanë qënë kurrë pjesë e Ukranës historike/natyrale”!
Po ashtu, e gjej dalldisje delirante ri-konfirmimin e Tij, që: “as në 2014, as në 2022 nuk e nisi Rusia agresionin kundër Ukrainës, por vetëm ndërhyri ushtarakisht për të ndalur luftën dhe mbrojtur vëllezërit e një besimi (ortodoks) nga ekstremistët neo-nazistë” që sipas tij “u duartokitën jo vetëm nga Kanadaja”! Por në vijim, e bëri çorape edhe për faktin që, sipas Tij: “nazistet e rinj në Ukrainë po udhëhiqen nga një qytetar Ukrahinas, por me origjin hebre (presidenti Zelensky), babai të cilit ka luftuar kundët fashizmit”! Më keq akoma, për luftën kriminale në Ukrainë bëri fajtore të vetme “politikën e zgjerimit” nga USA/NATO, duke provokuar përsëri rendin global si dhe kohezionin ndërmjet 31 vendeve të aleancës transatlantike.
Prandaj solli me cinizëm në kujtesë, ish-Presidentin e Partisë Social Demokrate në Gjermani në vitet 90: “një plak të mençur”, mbas shpërbërjes së ish-BRSS dhe Varshavës, që sipas Tij: “kishte kërkuar ndërtimin e një sistemi të përbashkët për sigurinë, përfshirë Rusinë”. Por ky zë si dhe “leshimet e paarsyeshme” të ish udhëheqësve Rus të kohës, u refuzuan butalisht nga perëndimi, pasi: “USA, NATO dhe BE, fatëkeqësisht vijuan edhe pas 1990 ta konsideronin Rusinë si fuqi armiqësore ndaj Aleancës Euroatlantike”.
Së treti, me sforcon e një ariu të plagosur: “hapi një pandorë të rrezikshme, p.sh për kufijtë shtetërore të Hungarisë me Ukrainën”. Ndërsa me xheste killeri shprehu pendesë për mos -reagimin e Moskës: “ndaj padrejtësive dhe vuajtjeve shekullore të vllezërve Serb !”; për në rastin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë si dhe “tolerimet e tepëruara gjeopolitike” të Jelsin-it (ne fakt të Tij si Sekretar i SK deri 1 muaj para se të pushtonte de-jure Kremlinin) kur Rusia dërgoi një Kompani të Motorrizuar në aeroportin e Prishtinës.
Po ashtu intervista u dominua nga dinakëria për ti frymëzuar bollshevikët e lajthitur, jo vetëm në Rusi, duke përsëritur se: “ndërhurja ushtarake në Ukrainë në 2014 dhe 2022 ishte e imponuar, pasi Ukraina në NATO mbetet kërcënim serioz për interesat gjeopolitike të Rusisë”. Në fakt, kjo është gjithësesi gënjeshtër tinzare, pasi: “në asnjë rast dhe për asnjë arsye, NATO nuk ka patur qëllime për të sulmuar ushtarakisht Rusinë”.!
Po ashtu, ndërsa nga njëra anë i bëri komplimenta të ekzagjeruara leadership-it të Xhorxh Bushit të ri, nga ana tjetër trufullonte se: “kriza drejt luftës ishte frymëzuar në 2008, kur në Samitin e Bukureshtit, Ukraina dhe Gerogjia morën statusin aspirant (derën e hapur) për në NATO”. Por vetëm për shkak të së vërtetës dhe si dëshmimtar teknik në Bukuresht më duhet ta them se ky është një spekullim cinik, pasi marrëdhënia NATO-Ukrainë ishte ngritur në nivel Komiteti, që prej samitit të Washingtonit në Prill 1999 !
Së katërti, e çmoj tërësisht vetë-diskretituese prapagandimin për kohezionin e kombit të madh Rus reth luftës barbare në Ukrainë. Kështu edhe pse (keq) përdori politikisht se: “Rusia është shtet kapitalist dhe s’ka më parti Komuniste”, në 25 vjet opozitën zyrtare e cilësoi si armike të kombit, ndërsa “USA dhe perëndimin, sigurisht fajtorë që mbështesin këta terroristë”, ose opozitën zyrtare?!
Për ta çmontuar botërisht këtë gënjeshtër tinzare, pra demagogjinë bollshevike për unitetin e çeliktë të kombit rreth historisë së lavdishme, shpirtit Rus dhe leadership-it të Tij/Putinit do mjaftonte të përmendnim faktin se: “për të dalë nga llogoret e Zaporizhias, Oblastës, Bakhmutit, Khersonit, etj si dhe për të vijuar luftën kriminale deri në pushtimin e plotë të Ukrainës, Ushtria Ruse ka rekrutuar mbi 15,000 Nepalezë, pra ish-mervenarë maoist, me pagesë rreth 2000 dolar në muaj” ?!
Ndërsa në komentet për Kinën, Putini u tregua si dhelpër/skile, duke e promovuar Atë si “model suksesi të ekonomisë dhe për qasjen plotë kompromise”, si dhe ringjallur shpresën edhe pse ka marrë në mënyrë të përsëritur refuzimin për të tërhequr Pekinin në një aventurë/front lufte ndaj Taivanit, pasi: “kur vjen fjala për interesa gjeopolitike Kina nuk nuk mund të jetë aleate e natyrshme me Rusinë kundër USA/NATO-s”! Ndërsa është fakt, që në 2 vjet lufte Rusia jo vetëm mori refuzimin e Pekinit, por e ka nisur 2024 me një intesitet historik bashkëpunimi me SHBA, përfshi edhe takime biletarale ushtarake!
Së pesti, pa e përmendur fare peshën kritike për paqen globale të SHBA-ve, marrëdhëniet me Rusinë, i ironizoi si dhe hodhi helm pikëpyetjesh mbi integritetin e Institucioneve dhe Presidentëve të ShBA-ve pasi sipas tij: “ndyshe konfirmojnë në takimet zyrare, si psh për (mos) zgjerimin e NATO-s deri afër kufijve e Rusisë; për traktatet e armëve bërthamore, etj ndërsa në fakt, pushtetin e vendimarrjes e ka CIA, etj”!
Por edhe pse gjatë intervistes bënte “dhelprën e trimëruar” ndaj USA, UK, NATO-s, etj, në “gjuhën e trupit” dallohej qartësisht tmerrimi nga humbja turpëruese që e pret Rusinë – Putiniste jo vetëm në Ukrainë por dhe në përballjen me fuqinë e pakonkurueshme të aleancës transatlantike (USA/NATO/UK/BE). Kështu njëherë bënte viktimën, që ju ishte lutur Presidentëve USA të mos vijonin më mbas 5 valëve të zgjerimit si dhe aktualisht për negiciatat e paqes në Ukrainë, etj ndërsa nga ana tjetër kërcënonte se: “Rusia po i modernizon, madje çdo ditë raketat supersonike/ndërkontinentale” !?
Gjithashtu, e quajti “prapagandë të stisur” nga perëndimorët që: “mbas Ukrainës, Rusia planifikon të sulmojë ushtarakisht Poloninë, vendet Baltike, etj”, e thënë ndryshe NATO-n (artikulli 5), duke shtuar se “as nesër as pasnesër, as kurrë”, pasi Rusia nuk ka të tilla qëllime, përveçse: “do të hakmarremi vetëm nëse sulmohen ushtarakisht integriteti dhe interesat jetike të Rusisë”!
Në fakt, jo vetëm perëndimoret e kanë të qartë që Ukraina nuk po lufton vetëm për integritetin e Saj, por edhe për sigurinë e vendeve të NATO-s si dhe për vlerat perëndimore. Prandaj, përkundër shashkave të helmatisura të Putinit për të minuar kohezionin mes 31 vendeve të Aleancës si dhe mbështetjen e tyre konstante dhe të pakushtëzuar deri në fitoren e Ukrainës, vlen të përmendim se përveç 100 milarde € armatime moderne gjatë 2022/23, Senati i USA, po diskuton edhe 60 milard € si dhe mbi 40 miliard nga vendet e tjera të NATO-s, pra 100 miliarde € edhe për 2024. Po ashtu zgjerimi me Filandën dhe Suedinë, janë pjesë e “kundërofensivës strategjike të/për Ukrainën” mbas sulmit neonazist të Rusisë – Putiniste.
Në përmbledhje të sa më sipër, këtë interviste sigurisht e gjej cinike, delekuente, dëshpëruese, të rrezikshme dhe të frikshme njëherësh. Kjo pasi në këtë intervistë Putini fajësoi tërë botën, pra USA, NATO, perëndimin ndoshta dhe planetin e Marsit, por asnjë fjali dhe asnjë pendesë për përgjegjësit e mbi gjysëm milioni të vrarë kriminalisht në Ukrainë; as për shpalljen në kërkim ndërkombëtar si kriminel lufte; as për koston mbi 9 Trilion € për 2 vjet luftë (mbi 2.5 vjet GDP neto e Rusisë), as për rrezikun e daljes nga Këshilli Sigurimit/OKB si dhe as për izolimin dhe diskretitimin e Rusisë – Putiniste nga bota e qytetëruar, etj.
Prandaj, përfshi dhe përtej kritikave të ashpra ndaj gazetarit z. Carlson, këtë interviste e çmoj njëkohësisht të dobishme. Kjo pasi j’u tregoi kancelarive, Institucioneve si dhe jo vetëm opinionit euroatlantik, mbi gjëndjen dëshpëruese dhe dalldisjen e frikshme (kamikaze) të një mëndje të deformuar (nga fuqia e mbiPushtetit) që sundon barbarisht, prej 24 vjetësh Kremlinin.
Në SHTESË, gjithësesi nga kjo intervistë provokuese, shokuese, konspiracioniste, ose si të dëshironi quajeni, mundet të adresojmë edhe “tre rekomandime stretegjike”, reciprokisht për:
- NATO-n: do duhet: “të forcojë më tej kohezionin duke mbështetur pa asnjë kompromis Ukrainën deri në fitoren ndaj Rusisë, por edhe për përmirësimin e fuqisë ushtarake (përfshi deterrence/aftësitë shkurajuese) në mbrojtje të tërësinë teritoriale të 31 vendeve anëtare si dhe interesave gjeopolitike të NATO-s” ! Ndërsa si përgjigje e menjëhershme ndaj intervistës së Putinit, do të shërbejnë Konferenca e Sigurisë në Munih, Gjermani si dhe stërvitja “Steadfast Defender 2024″: “e cila zhvillohet për t’ju përgjigjur një sulmi nga armiqë potencial (Rusise – Putiniste)”, në të cilën do të angazhohen: “rreth 90,000 trupa; mbi 50 asete strategjike detare, përfshi aeroplanmbajtëse, fregata, destrojerë, etj; mbi 80 kapacitete ajrore si F-35, etj avion luftarakë; Helikopterë& dron luftimi; mbi 1,100 automjete luftarake, duke përfshirë 166 tanke, 417 transportues të blinduar (APCs) si dhe 533 automjete luftimi të këmbësorisë (IFVs), etj.”!
- Rajonin, kryesisht do duhet të shërbejë si mesazh euroartlantik ndaj Beogradit zyrtar: “për të mos vijuar të (keq) përdorohet për interesat e Moskës në Rajon; të mos e armatoset (me Mig29, raketa, Drone Rus, etj); të mos frymëzojë radikalet e tipit Dodik në Bosnje si dhe grupet kriminale në Veriun e Kosovës, etj. E thënë më shkurt: “të mos kërcënojë me agresion ushtarak ndaj integritetit te Kosovës; status-quonë gjeopolitike si dhe investimin e USA/NATO për paqen, stabilitetin e rajonit te ballkanit”!
- Në planin (mbarë) kombëtar: “mesazhet e kësaj interviste: “të mos i adresojmë me kakofoni bollshevike, por me përgjegjësi të lartë shtetërore jo vetëm për mbrojtjen e interesave kombëtare por edhe për promovimin e peshës që mban RSh në stabilitetin demokratik, forcimin e partneritetit strategjik me ShBA/NATO si dhe për integrimin Euroatlatik të 6 vendeve të ballkanit përëndimor”.
Gjithësesi shpresoj që kjo intervistë t’ju shërbejë elitave mëndjehapura, jo vetëm në 31 vendet e hapësirës euroatlantike: “për të punuar fortë kundër rikthimit të gjakderdhjes shekullore”, duke kujtuar thirrjen ulëritëse: “njerëz qëndroni vigjilent, paqja, siguria dhe demokracia nuk janë dhurata të përjetshme”.