VJENË- Austria deklaroi sot se është në fazë bisedimesh me Bashkimin Evropian për të zgjatur në kohë kontrollet në kufijtë e përcaktuar si të përkohshme vitin e kaluar në hapësirën Schengen, për frenimin e fluksit të emigrantëve.
“Bëj me dije se jemi në fazë diskutimesh me Komisionin Evropian dhe partnerët tanë evropianë për këtë çështje”, deklaroi për shtypin zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme austriake, Karl-Heinz Grundboeck.
Sipas mediave gjermane, disa vende evropiane po ushtrojnë presion pranë Brukselit për të mundësuar një zgjatje për një periudhë gjashtë mujore të kontrolleve të përkohshme brenda hapësirës Schengen. Ky autorizim i posaçëm pritet të përcaktohet më 13 maj.
(ed.me/BalkanWeb)
