Austria ka shpallur dy diplomatë rusë “persona të padëshiruar” dhe u ka dhënë atyre afat deri më 19 mars që të largohen nga vendi, deklaroi një zëdhënës i ministrisë së Jashtme austriake.

“Të dy individët kishin kryer akte të papajtueshme me statusin e tyre diplomatik”, theksuan autoritetet austriake pa dhënë asnjë detaj. Të interesuarit kishin punuar në ambasadën ruse në Vjenë. Ky dëbim e çon në 11 numrin e diplomatëve rusë të dëbuar nga Austria vitet e fundit.

Vjena konsiderohet një bastion i spiunazhit për shkak të shumë organizatave të saj ndërkombëtare. “Jemi të indinjuar nga vendimi i Ministrisë së Jashtme të Austrisë për të shpallur dy anëtarë të stafit të ambasadës ruse persona non grata”, tha ambasada ruse në Vjenë. “Ky është një vendim thjesht politik i autoriteteve austriake, të cilin ne e kundërshtojmë kategorikisht. Do të ketë një përgjigje konkrete edhe nga Moska”, theksoi ambasada.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: