TIRANE- Është ekstraduar mbrëmjen e djeshme nga Italia, një i kërkuar nga drejtësia shqiptare, pasi akuzohej për plagosje të rëndë, me pasojë vdekjen për një shtetas. Bëhet e ditur se shtetasi i ekstraduar është Besnik Sejdo, 41 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale të “Plagosjes së rëndë me dashje“ dhe “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake“, parashikuar nga nenet 88/2 dhe 278/2 të Kodit Penal.
I ekstraduar Besnik Sejdo në datën 20.08.2011, rreth orës 20:00, tek Rruga “Vangjel Noti” Tiranë, për motive të dobëta, ka qëlluar me arme zjarri automatik, shtetasin Dritan Sh., duke e lënë fillimisht të plagosur rëndë dhe ku më pas ky shtetas ka gjetur vdekjen.
(ed.me/BalkanWeb)