Faza e dytë e provimit të Magjistraturës, e cila ishte projektuar për ditën e djeshme, është anuluar.

Fillimisht në fazën e parë u shpallën 79 persona, pasi faji iu faturua ‘scanton’, lista për fazën e dytë shkoi në 121 fitues, dhe së fundmi doli lista me 131 emra.

Në lidhje me këtë problem, deputetja Dhurata Çupi shprehet se duhet të anulohet faza e parë e provimit dhe gjithçka të përsëritet nga fillimi.

Postimi i deputetes Dhurata Çupi:

Administrimi i rregullt dhe korrekt i provimit për pranimin në Shkollën e Magjistraturës të kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë është garanci për pavarësinë dhe integritetin e sistemit të drejtësisë në të ardhmen.

Problematikat e shfaqura gjatë zhvillimit të provimit të pranimit këtë vit, ku 79 kandidatëve të kualifikuar fillimisht, iu shtuan edhe 52 kandidatë të tjerë të skualifikuar, me pretendimin e mosfunksionimit të pajisjeve, ngrejnë pikëpyetje mbi rregullshmërinë dhe integritetin e këtij proçesi.

Prandaj, me qëllim që mbi proçesin e pranimit të magjistratëve të rinj të hiqet çdo hije dyshimi, i bëj thirrje sot Drejtorit dhe Bordit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, të anullojnë fazën e parë të provimit dhe të përsërisin proçesin nga e para.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: