Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore realizon “Këngët e Atdheut tim”, koncert të posaçëm për Lefter Çipën, penën e artë të polifonisë.

E ftuar në News24, këngëtarja Irini Qirjako, ka deklaruar se është pikërisht Çipa ai që e ka frymëzuar dhe e ka bërë t’i hyjë botës së artit.

Qirjako tha se pjesë nga pena e tij i ka edhe në repertorin e saj.

“Që e vogël e adhuroja penën e tij në muzikë dhe letërsi.

Kam qenë në lice nxënëse dhe në behar në sheshine Sarandës bëheshin festivale, mbaj mend kur doli grupi i Pilurit, ku ishte angazhuar edhe Lefteri, dhe dëgjova “Këngët e Atdheut tim, janë ilaç janë shërim”. U rrëqetha e gjitha. Më hyri në shpirt.

Dëgjova këngët “28 mijë yje”, çfarë vargjesh. Lefter Çipa më ka inspiruar, më ka futur në këtë rrugë. Jam inspiruar të bëhem artiste e të jem kjo që jam sot. Nga pentagrami i bukur i tij un kam pjesë në repertor. Unë e kam idhull Lefter Çipën”, tha ajo.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: