TIRANE

Nën titullin “Këngët e atdheut tim”, krijimtaria e Lefter Çipës ka mbledhur dhjetëra artistë në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit të hënën në mbrëmje.
Këngë e valle, tinguj e vargje kanë jehuar para publikut që ndoqi me kërshëri një krijimtari disavjeçare të princit të polifonisë shqiptare.
I ndarë nga jeta dy vite më parë, ai la një trashëgimi të vyer dhe disa dekada punë në hulumtimin dhe kthimin në himn të vargjeve poetike kushtuar vendit.
Ansambli i këngëve dhe valleve popullore dhe artistë të ftuar me emra si Aleksandër Gjoka, grupi i Pilurit, Himarës, etj, që përbëjnë maja të interpretimit të këngës polifonike e qytetare. Irini Qiriako rrëfeu ndikimin që ka pasur krijimtari e Lefter Çipës në karrierën e saj.

Aktori Bujar Asqeriu që recitoi dita pjesë kushtuar Lefter Çipës, vlerësoi figurën e tij dhe trashëgiminë e lënë.

Nga Petrit Lulo te Bashkim Alibali, artistë të Ansamblit dhe të Operas u dhanë jetë vargjeve të kthyera në himne popullore dhe përkushtimeve për atdheun nga poeti që i këndoi vendit të tij.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: